Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese ku do të dorëzojë lëndën në lidhje me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Dorëzimi i lëndës është mundësuar pas marrjes së dhjetë nënshkrimeve të deputetëve.
“Sot, në ora 11:00, deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të mëvonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar; “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025”, njoftoi Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e AAK-së.