spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
08:25
HomeKosovaInspektorati vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicën Veriore

Inspektorati vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike në Mitrovicën Veriore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Inspektorati Komunal në Komunën e Mitrovicës Veriore ka intensifikuar veprimet për lirimin e hapësirave publike, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për përmirësimin e rendit urban dhe rritjen e sigurisë për këmbësorët.

Autoritetet lokale kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin dhe kanë shprehur mirënjohjen për mirëkuptimin dhe mbështetjen që qytetarët kanë treguar deri më tani.

- Advertisement -

Sipas Inspektoratit, përkrahja e banorëve është thelbësore për arritjen e rezultateve afatgjata dhe për suksesin e nismave që kanë për qëllim zhvillimin urban të qëndrueshëm.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa të gjithë shfrytëzuesit e këtyre hapësirave ftohen që të respektojnë rregulloret në fuqi dhe të paraqiten me kohë pranë Drejtorisë për Urbanizëm, për të siguruar lejet përkatëse për shfrytëzim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat