Marius Dervishi apo i njohur me nofkën Zebervoki është eliminuar nga Big Brother Vip Albania 4.
Ai ishte në garë me të gjithë ekipin e Olsit dhe ishte personi më pak i votuar.
Shumë prej banorëve u ndien shumë keq nga ky votim.
Mariusi tha se me Xumin kishin një mosmarrëveshje shumëvjeçare, të cilën e ka sqaruar në shtëpi.
Sa i përket lojës, ai tha se ka bërë lojën e tij dhe s’do të ndryshonte asgjë.
Ai falënderoi ata që se votuan pasi sipas tij ishte në dyshime të qëndronte gjatë dhe ishte duke e menduar largimin.
Opinionistët thanë se ndaj tij kishin mbështetje dhe se nuk prisnin dhe nuk meritonte që ai të dilte tani.



