Avokati Xhevdet Smakiqi ka vizituar ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, të cilin e ka përfaqësuar derisa i njëjti ishte në paraburgim një-vjeçar në Serbi.
Ai ka njoftuar se të gjitha shpenzimet për lirimin e Dakajt, janë mbuluar nga bashkëfshatarët e Korishës së Prizrenit, por se ndihmë për të nuk kishin dhënë institucionet e Kosovës.
“Pa dëshiren time duhet të thekësojmë se Qeveria e Kosovës ishte pasive spektatore dhe aspak mbështetëse për rastin e Hasan Dakaj. Të gjitha procedurat ligjore, mbulimi i shpenzimeve procudarale ishin barrë vullnetare e bashkëfshatarëve të Korishës”, ka shkruar ai.