Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma-s, Zafir Berisha, ka reaguar përmes profilit të tij në “Facebook” lidhur me investimet që po bëhen nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, konkretisht të kishës paleokristiane që gjendet në fshatin Korishë-Kabash.

“Investimet që po bëhen nga Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, po i mundëson qasje më të lehtë vizitorëve dhe turistëve në monomentin historik, të kishës paleokristiane, që gjendet në fsh Korishë-Kabash të Prizrenit!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ky investim është një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, pasi përmirësimi i infrastrukturës dhe mundësive të qasjes mund të rrisë vizitat dhe ndërgjegjësimin për vlerat historike dhe kulturore të këtij qyteti dhe jo vetëm.

Për më tepër, një turizëm i mirëorganizuar mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Prizrenit dhe të ofrojë mundësi për rritjen e aktiviteteve të tjera të lidhura me turizmin.



