spot_img
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
00:55
HomeSiguriaPoliciaIPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Rahovec

IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Rahovec

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Rahovec, të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Sipas komunikatës, hetuesit e IPK-së kanë nisur veprime fillestare hetimore pas dyshimeve për përfshirjen e dy zyrtarëve në një rast që po trajtohet në Rahovec.

- Advertisement -

Bazuar në të dhënat dhe provat e siguruara deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të kenë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hetimet po zhvillohen nga Departamenti i Hetimeve në IPK, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve të dyshuara të paligjshme.

- Advertisement -

Sipas IPK-së, rekomandimi për suspendim të përkohshëm është bërë për të shmangur çdo ndikim në procesin hetimor dhe për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e hetimeve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat