spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
22:57
HomeSiguriaPoliciaIPK rekomandon suspendimin e katër policëve në Suharekë

IPK rekomandon suspendimin e katër policëve në Suharekë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve plolicorë të stacionit policor në Suharekë- një toger, një rreshter edhe dy zyrtarë policorë.

Ata dyshohen se nuk e kanë zbatuar aktvendimin e Gjykatës në Prizren për ndërprerjen e arrestit shtëpiak dhe zëvendësimin me paraburgim ndaj një të dyshuari për vrasje të rëndë dhe një tjetri për ndihmë në kryerjen e veprës penale.

- Advertisement -

“Hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore ne Prizren në lidhje me moszbatimin nga zyrtarët policorë të një aktvendimi të Gjykatës Themelore në Prizren. Gjykata me aktvendim kishte urdhëruar ndërprerjen e arrestit shtëpiak dhe zëvendësimi me paraburgim ndaj një dy pandehurve, njëri i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve kurse tjetri i dyshuar për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale. Hetuesit e IPK-së janë duke ndërmarrë veprime hetimore ndaj katër zyrtarëve policorë në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Prizren me dyshimin për veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo të autoritetit zyrtar dhe veprën penale mos ekzekutimi i vendimeve gjyqësore.”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat