spot_img
E mërkurë, 25 Mars, 2026
03:45
HomeSiguriaKonflikteTRADHTIA E MADHE/ Irani bombardon Hezbollahun dhe milicitë në Irak! Regjimi nis...

TRADHTIA E MADHE/ Irani bombardon Hezbollahun dhe milicitë në Irak! Regjimi nis “spastrimin e përgjakshëm” të aleatëve për të shpëtuar veten!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në një lëvizje që ka tronditur “Aksin e Rezistencës”, Teherani ka nisur sulme ajrore kundër bazave të Hezbollahut në Liban dhe milicive në Erbil, duke i sakrifikuar ata për hir të marrëveshjes me SHBA-në.


Vetëm pak orë pas zbardhjes së 14 pikave të marrëveshjes së paqes, Irani ka treguar se është i gatshëm të bëjë të pamundurën për të mbijetuar: të vrasë aleatët e tij më besnikë. Raportet nga terreni konfirmojnë se avionët iranianë kanë shënjestruar depot e armatimit të Hezbollahut në Liban dhe kampet e forcave pro-iraniane në Erbil të Irakut.

Ky operacion i papritur, i koduar si “Pastrimi i Brendshëm”, synon të provojë para Uashingtonit dhe IAEA-s se Teherani e ka braktisur përfundimisht strategjinë e forcave “proxy”. Për luftëtarët e Hezbollahut, të cilët u betuan për “Haidarin” dhe luftën deri në vdekje, ky është një akt tradhtie që po përgjak radhët e tyre nga duart e vetë “ustallarëve” të tyre.

- Advertisement -

Në Erbil, shpërthimet kanë qenë masive, duke shkatërruar qendra komande që Irani i kishte ndërtuar me dekada. Ky “autokanibalizëm” ushtarak tregon dëshpërimin e regjimit për të hequr sanksionet dhe për të evituar shkatërrimin total të centraleve të tij bërthamore.

Analistët ushtarakë thonë se kjo lëvizje mund të shkaktojë një efekt domino të rrezikshëm. Milicitë në rajon, tashmë të braktisura dhe nën shënjestrën e Teheranit, mund të kthehen në forca rebele kundër vetë Iranit. “Aksi i Rezistencës” është shndërruar në një “Aks të Kaosit”, ku aleatët e djeshëm janë bërë objektivat e sotëm të raketave balistike iraniane.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat