Presidenti Donald Trump konfirmon: Irani i ka kërkuar zyrtarisht Shteteve të Bashkuara një armëpushim të menjëhershëm pas ultimatumit për shkatërrim total.
Kërkesa për armëpushim vjen vetëm pak orë pasi Trump kërcënoi se do të rrafshonte çdo central elektrik, pus nafte dhe impiant të ujit në Iran.
Shtëpia e Bardhë po shqyrton kushtet, ku pika kryesore mbetet hapja e menjëhershme dhe e pakushtëzuar e Ngushticës së Hormuzit “për biznes”.
Ky zhvillim vjen mes raportimeve për bisedime me një “regjim të ri”, duke sinjalizuar një kapitullim të mundshëm të vijës së ashpër klerikale në Iran???
Ajo që deri dje dukej si një luftë pa fund, sot ka marrë një kthesë historike. Presidenti Donald Trump ka njoftuar botën se Irani ka kërkuar armëpushim. Ky akt shihet si një dorëzim i hapur përballë fuqisë ushtarake amerikane dhe vendosmërisë së Trumpit për të mos u tërhequr deri në hapjen e plotë të rrugëve tregtare globale.
“Furia Epike” duket se ka arritur kulmin e saj. Kërkesa e Teheranit pason ultimatumin apokaliptik të Presidentit, i cili e bëri të qartë se SHBA do të largohej nga Irani vetëm pasi të linte pas një vend në errësirë totale dhe pa ujë. Frika nga asgjësimi i centraleve dhe impiantit të rëndësishëm të Ishullit Kharg duket se ka detyruar udhëheqjen iraniane (ose atë që ka mbetur prej saj) të kërkojë shpëtim në tryezën e bisedimeve.
Trump, i njohur për stilin e tij “Art of the Deal”, tani mban të gjitha letrat në dorë. Ai e ka bërë të qartë se paqja ka një çmim: Hormuzi duhet të jetë i hapur plotësisht, pa kërcënime dhe pa mina. Ndërsa tregjet botërore kanë reaguar me një rënie të menjëhershme të çmimit të naftës, pyetja mbetet se si do të duket “regjimi i ri” me të cilin Trump pretendon se po negocion.
Ky moment shënon një fitore të madhe politike për Trumpin përpara zgjedhjeve të mesmandatit, duke u pozicionuar si lideri që “i dha fund luftës” përmes forcës absolute. Megjithatë, Pentagoni mbetet në gatishmëri të lartë, pasi asgjë nuk është finale derisa anija e parë e naftës të kalojë e sigurt përmes ngushticës pa asnjë pengesë nga roja bregdetare iraniane.



