Pak orë pasi lansoi rreth 200 raketa në drejtim të Izraelit, Irani i ka bërë thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrë veprime për të parandaluar kërcënimet kundër paqes rajonale në Lindjen e Mesme.
Kjo thirrje është bërë para se Këshilli i Sigurimit të mblidhet të mërkurën, për të diskutuar mbi zhvillimet në rajon.
E nga SHBA ka ardhur një përgjigje e qartë për republikën islamike.
Presidenti amerikan, Joe Biden tha se ka “diskutime aktive” se si Izraeli mund të përgjigjet ndaj këtyre sulmeve.
“Mos bëni gabim, ne qëndrojmë me Izraelin”, ishte porosia e tij.