spot_img
E martë, 17 Mars, 2026
12:15
HomeUncategorized"PASHAPORTA" E VDEKJES NË HORMUZ/ Irani hap ngushticën për botën, por mbyll...

“PASHAPORTA” E VDEKJES NË HORMUZ/ Irani hap ngushticën për botën, por mbyll lakun për SHBA-në dhe Izraelin!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, shpall strategjinë e re: Kalim i sigurt përmes negociatave për të gjithë, përveç anijeve amerikane dhe izraelite që mbeten shënjestër e “minave selektive”.


Në një lëvizje për të përçarë koalicionin ndërkombëtar, Teherani ka ofruar dialog për çdo komb që dëshiron kalim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit. Ministri Abbas Araghchi deklaroi se ngushtica nuk është e bllokuar, por kalimi varet nga negociatat e drejtpërdrejta me Iranin, duke përjashtuar SHBA-në.

- Advertisement -

Irani pretendon se ka instaluar mina “inteligjente” në fund të detit, të cilat mund të përzgjedhin objektivat. Ndryshe nga minat lundruese, këto pajisje thuhet se janë programuar për të goditur vetëm anijet e “listës së zezë”, duke garantuar sigurinë për transportuesit e vendeve të treta.

Disa vende tashmë kanë filluar të “përkulin gjunjët”. India dhe Turqia raportohet se kanë siguruar leje kalimi, ndërsa Franca dhe Italia janë në bisedime aktive. India arriti të kalojë me sukses dy anije gazi, duke thyer izolimin që ka shkaktuar rënia e prodhimit global të naftës në 8 milionë fuçi.

- Advertisement -

Ndërkohë, anijet kineze vazhdojnë lundrimin pa asnjë pengesë. Irani po ruan një eksport ditor prej 1.5 milionë fuçish, duke treguar se ekonomia e tij po mbijeton përmes Pekinit, ndërsa pjesa tjetër e botës përballet me mungesa drastike të karburantit për shkak të qëndrimit agresiv të Uashingtonit.

Analistët e shohin këtë si një “pykë” diplomatike për të dekurajuar vendet që t’i bashkohen thirrjes së Donald Trump për dërgimin e anijeve luftarake. Duke ofruar siguri në këmbim të bashkëpunimit, Teherani po tenton të izolojë SHBA-në dhe Izraelin, duke e shndërruar Hormuzin në një mjet shantazhi global.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat