spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
23:38
HomeBotaIrani përgatit raketat e përparuara kundër Izraelit, në SHBA të ndarë për...

Irani përgatit raketat e përparuara kundër Izraelit, në SHBA të ndarë për sulmet amerikane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Reagime të shumta ka pasur pas sulmeve të para të SHBA-ve ndaj caqeve iraniane.

Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar sulmet e fundit të SHBA-së ndaj objekteve të saj bërthamore si një “shkelje të rëndë dhe të pashembullt” të ligjit ndërkombëtar, duke thënë se ka të drejtë t’i rezistojë një “agresioni” të tillë.

- Advertisement -

“Bota nuk duhet të harrojë se ishin Shtetet e Bashkuara ato që, në mes të një procesi diplomatik, tradhtuan diplomacinë” duke mbështetur “veprimin agresiv” të Izraelit dhe tani po zhvillojnë “një luftë të rrezikshme kundër Iranit”, tha ministria në një deklaratë të transmetuar nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim.

Ministria tha se është bërë e qartë se SHBA-të “nuk i përmbahen asnjë rregulli apo etike, dhe për të çuar përpara qëllimet e një regjimi gjenocidal dhe pushtues, nuk kursejnë asnjë paligjshmëri apo krim”.

- Advertisement -

“Republika Islamike e Iranit e konsideron të drejtën e saj të qëndrojë me të gjitha forcat kundër agresionit ushtarak amerikan dhe krimeve të kryera nga ky regjim mashtrues, si dhe të mbrojë sigurinë dhe interesat kombëtare të Iranit”, shtoi ajo.

Mediat raportojnë se Irani po vendos një nga raketat e tyre më të përparuara, Kheybar-Shekan, si pjesë e masave të tyre hakmarrëse, ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë të synojnë objektet bërthamore iraniane, vendet ushtarake dhe ndërtesat e banimit.

Demokratët në SHBA i kanë quajtur sulmet të paligjshme duke u bazuar në Aktin e Pushteteve të Luftës të vitit 1973. Ata gjithashtu në disa raste po bëjnë thirrje për shkarkimin e presidentit.

Republikanët në pjesën më të madhe janë mbështetës, por ka disa republikanë të shquar – siç është senatori Rand Paul i Kentucky-t dhe kongresmeni Thomas Massie – të cilët i kanë dënuar sulmet ajrore.

Madje senatori Massie po përpiqet të shtyjë përpara një rezolutë që do ta pengonte administratën Trump të vazhdonte sulmet e mëtejshme ndaj Iranit. Por, për momentin, Kongresi i kontrolluar nga republikanët nuk duket se po e lejon që kjo rezolutë të shkojë në sallë për votim as në Senat dhe as në Dhomën e Përfaqësuesve.

Nga pjesa evropiane reagimet e para kanë ardhur nga kryeministri britanik, i cili ka mbështetur veprimit ushtarak të SHBA-së kundër Iranit, duke thënë se sulmet “zbutin” “kërcënimin” që paraqet programi bërthamor i Teheranit.

“Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore. Situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe stabiliteti në rajon është një përparësi. Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund kësaj krize”, tha ai në një postim në X.

Nga frika e sulmeve më të mëdha, kompanitë ajrore izraelite El Al, Israel Airlines, Arkia dhe Israir, njoftuan se do të pezullojnë fluturimet duke u lejuar njerëzve të kthehen në vend deri në njoftim të mëtejshëm.

Linjat ajrore vazhdojnë të shmangin pjesë të mëdha të Lindjes së Mesme pas sulmeve amerikane në centralet bërthamore iraniane, sipas faqes së internetit të ndjekjes së fluturimeve FlightRadar24.
Trafiku tashmë po anashkalonte hapësirën ajrore në rajon për shkak të shkëmbimeve të fundit të raketave midis Izraelit dhe Iranit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat