Imazhet satelitore tregojnë se cisternat e naftës së Iranit janë larguar, ndërsa kërcënimi i sulmit izraelit rritet
Storm/Iran: Deklaratat e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, kanë krijuar pasiguri në Lindjen e Mesme pasi ai la të kuptohet se Amerika po diskuton me Izraelin për sulme ndaj infrastrukturës së naftës në Iran.
I pyetur nëse do të mbështeste sulme të tilla, Biden u përgjigj: “Ne po diskutojmë për këtë. Mendoj se do të ishte pak… gjithsesi.”
Analistët ushtarakë dhe të transportit kanë vërejtur se kompania iraniane “National Iranian Tanker Company (NITC)” duket se ka larguar cisternat e saj të mëdha të naftës (VLCC) nga Ishulli Kharg, terminali më i madh i naftës në vend. Ky ishull në Gjirin Persik përpunon 90 për qind të eksporteve të naftës së Iranit.
Imazhet satelitore të marra nga “EO Browser” tregojnë më shumë se një duzinë anijesh jashtë brigjeve të Ishullit Kharg në nëntor 2023. Ndërsa një vëzhgim nga data 3 tetor 2024 tregon se nuk ka më anije të ankoruara aty.