spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
22:11
HomeKosovaIsa Mustafa mbështet Vjosa Osmanin për shpërndarjen e Kuvendit

Isa Mustafa mbështet Vjosa Osmanin për shpërndarjen e Kuvendit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja Vjosa Osmani ka nxjerrë zyrtarisht dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës gjatë mëngjesit të sotëm, pasi dështuan të gjitha përpjekjet për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit brenda afateve kushtetuese.

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka vlerësuar lart lëvizjen e Osmanit, duke e cilësuar atë si një vendim të bazuar që i jep fund pasigurisë institucionale.

- Advertisement -

Mustafa theksoi se vendi nuk mund të lejojë më shpërfilljen e institucioneve, duke shtuar se dekreti i sotëm ishte i domosdoshëm për të mbrojtur dinjitetin e Republikës.

E enjtja e 5 marsit shënoi afatin e fundit ligjor kur Kuvendi duhej të niste procedurat për Presidentin e ri, pasi mandati i Vjosa Osmanit përfundon zyrtarisht më 4 prill.

- Advertisement -

Presidentja tashmë ka nisur procedurat për konsultime me partitë politike, ku pas takimeve formale pritet të shpallet edhe data e saktë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat