Hyrja e Rezit brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, ka turbulluar ujërat mes Sarës dhe Drilonit.
Derisa fillimisht i ngacmoi se kur do të martohen, Rezi tha se Sara ka një lidhje jashtë shtëpisë, gjë që shkaktoi debat mes saj dhe Drilonit.
“Unë nuk i kam thënë se kam lidhje jashtë, thjesht i kam thënë mos më prek se nuk kam qejf të më prekin njerëzit”, u shpreh Sara.
Por, Rezi insistoi vazhdimisht se deklarata e tij është e vërtetë.
Madje ai provokoi Drilonin duke e pyetur se kur do martohej me Sarën.
“Nuk jemi të lidhur ne dy”, u shpreh Driloni.



