spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:29
HomeKulturëShowBizIsh-banorit s'i kalon inati me Gjestin: Fitoi ai që ka tri klasë...

Ish-banorit s’i kalon inati me Gjestin: Fitoi ai që ka tri klasë shkollë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Aktori i njohur Laert Vasili ka reaguar sërish ashpër pas fitores së Gjestit në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, duke ngritur shqetësime të thella mbi nivelin e përfaqësimit dhe vlerat që promovohen në këtë format.

Në një intervistë të fundit, Vasili shprehu hapur pakënaqësinë e tij, duke thënë se një person me arsimim minimal nuk mund të cilësohet si simbol filozofik apo përfaqësues i një epoke të re mediatike.

- Advertisement -

“Ai tjetri ka tre klasë shkollë… futet në një format dhe shpallet fitues. Dhe ti thua ‘koncept filozofik’?!”, u shpreh ai me ironi.

“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet”, tha Vasili me tone të forta.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat