spot_img
E premte, 17 Prill, 2026
10:37
HomeKosovaIsh-deputeti i Kosovës lirohet nga autoritetet serbe

Ish-deputeti i Kosovës lirohet nga autoritetet serbe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli është liruar, pasi u ndalua nga autoritetet serbe në pikëkalimin kufitar në Merdarë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se ish-deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Gramos Agusholli, i cili ishte ndaluar sot në pikën kufitare në Merdarë nga autoritetet serbe, është liruar dhe ka vazhduar rrugën e tij drejt destinacionit në Slloveni”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

- Advertisement -

MPJ tha se “do të vazhdojë të përcjellë me vëmendje çdo situatë që cenon të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Ministria e Punëve të Jashtme tha se “i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë ndaj Serbisë për ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

Serbia ndalon në Merdarë ish-deputetin e Vetëvendosjes

- Advertisement -

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat