spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
06:01
HomeKosovaDrejtësiaIsh-gjenerali Wesley Clark pritet të dëshmojë javën e ardhshme në Hagë

Ish-gjenerali Wesley Clark pritet të dëshmojë javën e ardhshme në Hagë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për këtë javë dhe javën tjetër janë planifikuar seancat gjyqësore ku do të dëshmojnë blloku i fundit i dëshmitarëve të Mbrojtjes në këtë çështje gjyqësore, kanë njoftuar sot Dhomat e Specializuara.

Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill, filloi dëshminë të hënën, më 10 nëntor, kurse nga fundi i javës pritet të dëshmojë edhe një dëshmitar tjetër.

- Advertisement -

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, është planifikuar të fillojë dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor.

Për dëshminë e tij janë planifikuar seanca edhe më19 dhe 20 nëntor, ndërsa 21 nëntori është planifikuar si ditë rezervë, në rast nevoje, u tha në komunikatë.

- Advertisement -

Të gjitha seancat e javës që vjen aktualisht janë planifikuar të fillojnë në orën 09:00 dhe pritet të jenë kryesisht publike. Seancat mund të ndiqen në të tri gjuhët e Gjykatës – shqipe, serbishte dhe anglishte – përmes faqes së internetit të DHSK-së, me 45 minuta vonesë.

Pse vendosi Christopher Hill të dëshmojë për Hashim Thaçin?

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat