spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
23:06
HomeKosovaDrejtësiaIsh-komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, fillon dëshminë në Hagë

Ish-komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, fillon dëshminë në Hagë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-komandanti i UÇK-së në Rahovec, Ismet Tara, ka nisur dëshminë në rastin më të madh në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Dëshmitari  i cili gjatë luftës kishte nofkën “Komandant Hoxha”, është i 123-ti në listën e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). Ai po merret në pyetje nga Prokurorja Vega Iodice.

- Advertisement -

Pasi bëri betimin, dëshmitari ka thënë se dëshiron të shpreh shqetësimet e tij lidhur me parregullsitë në këtë gjykatë.  “Dua të shpreh shqetësimet e mija në bazë të asaj që kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë pastaj të flas”, ka thënë ai.

Atij iu ndërpre mikrofoni nga kryegjyqtari duke i sqaruar që pasi të përfundojnë pyetjet dhe dëshmia e tij, atëherë ai mund t’i ngre shqetësimet e tij.

- Advertisement -

Ndërsa, në pyetjet e prokurores, Vega Iodice, ai ka thënë është ish-ushtar i Jugosllavisë në Sarajevë.

“Kam qenë ish-ushtarë i Jugosllavisë në vitin 83-84 në Sarajevë”, ka deklaruar ai.

Sipas kryegjyqtarit, dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth 3 ditë. Prokuroria ka parashikuar rrethe 6 orë ndërsa ekipet e mbrojtjes rreth 8 orë e gjysmë për kundërpyetjet e veta.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat