spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
02:42
HomeKosovaZgjedhjet 2025Ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do t’u mundësohet votimi në zgjedhjet e...

Ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do t’u mundësohet votimi në zgjedhjet e 9 shkurtit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-pjesëtarët e UÇK-së, që aktualisht po mbahen në paraburgim në Hagë, do të kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kështu kanë konfirmuar nga Dhomat e Specializuara.

- Advertisement -

“Po. Janë marrë të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, ka thënë zëdhënësi Michael Dyle.

Gjatë ditë së djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  bëri të ditur se është në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë të kenë mundësi që të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

- Advertisement -

Kështu tha për Repoorteri, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Kështu tha zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për shtetasit e Kosovës të cilët ndodhën në Hagë. Procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së.”, ka thënë Elezi të enjten.

Ish-krerët e UÇK-së kishin shfrytëzuar të drejtën e votës edhe në zgjedhjet e kaluara, ato të 14 shkurtit.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë qe katër vjet. Ata përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale në Hagë. Procesi gjyqësor, i cili filloi në prill të vitit 2023, pritet të përfundojë këtë vit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat