spot_img
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
05:27
HomeKosovaDrejtësiaIsh Presidenti Thaçi në dhjetor në Kosovë?

Ish Presidenti Thaçi në dhjetor në Kosovë?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“President, mirëupafshim në dhjetor në Kosovë”

Uk Lushi, veprimtar shqiptar që jeton e vepron në SHBA ka reaguar pas dëshmisë së katërt të mbrojtjes në Gjykatën Speciale në rastin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve, duke shprehur bindjen se procesi gjyqësor po shkon drejt përfundimit në favor të të akuzuarve.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se:

“Gjykimi kundër Hashim Thaçit et al. është fituar informalisht dhe formalisht nga mbrojtja. Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë asnjë pikë të aktakuzës. Çdo njeri i arsyeshëm e sheh këtë tashmë.”

Sipas tij, gjykimi pritet të përfundojë formalisht në dhjetor 2025, dhe menjëherë pas ditës së fundit të procesit gjyqësor, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-zëdhënës i UÇK-së Jakup Krasniqi, si dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Rexhep Selimi, duhet të lirohen dhe të kthehen në Kosovë për të pritur Vitin e Ri 2026 pranë familjeve dhe qytetarëve.

- Advertisement -

Nëse ata mbahen në burg edhe pas gjykimit deri në shpalljen e verdiktit, kjo do të ishte një shkelje mizore dhe e patolerueshme”, theksoi veprimtari.

Postimi i tij mbyllet me një mesazh të drejtpërdrejtë për ish-presidentin:

“President, mirëupafshim në këtë dhjetor në Prishtinë, me ty dhe shokët!”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat