Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), njëherësh dhe ish-Kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, është arrestuar sërish nga Gjykata Speciale.
Arrestimin e tij për media e ka konfirmuar djali i tij, Blend Kilaj. Ai ka thënë se arrestimi është kryer rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Ai thotë se nuk informacione mbi arsyen.
“Sot rreth orës 07:00 të mëngjesit është arrestuar babi. Nuk kemi informacione diçka se pse ka ndodhë arrestimi prapë”, ka thënë Blendi.
Kilaj ishte arrestuar edhe në nëntor të vitit të kaluar, nën dyshimet për veprat penale që kanë të bëjnë me pengimin e drejtësisë.
Ai ishte liruar me kusht në mars të këtij viti. Lirimi i tij me kusht është mundësuar pas dhënies së dorëzanisë prej 30.000 eurosh.