spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:46
HomeRajoniShqipëriaIvanka Trump dhe Jared Kushner po shqyrtojnë investime të reja në Shqipëri

Ivanka Trump dhe Jared Kushner po shqyrtojnë investime të reja në Shqipëri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë zhvilluar një vizitë private në qytetin bregdetar të Vlorës gjatë ditëve të fundit.

Lajmi bëhet i ditur nga burime konfidenciale, të cilat raportojnë se qëllimi i vizitës lidhet me investimet në sektorin e turizmit që ata do të bëjnë në bregdetin shqiptar.

- Advertisement -

Sipas të njëjtave burime, çifti ka vizituar ishullin e Sazanit, ku aktualisht është në fazë planifikimi ndërtimi i një resorti luksoz me pesë yje.

Gjithashtu, Ivanka Trump dhe Jared Kushner kanë qëndruar për disa orë edhe në zonën e Zvernecit, një tjetër pikë me potencial të lartë për zhvillim turistik.

- Advertisement -

Edhe atje, raportohet se është në shqyrtim një tjetër projekt investimi në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve turistike.

Vizita e çiftit amerikan u mbyll me një darkë private në zonën e Lungomares 2, në një ambient të rezervuar enkas për një grup të ngushtë personash.

Masat e sigurisë dhe konfidencialitetit kanë qenë të larta, duke ruajtur karakterin jopublik të takimeve dhe lëvizjeve të tyre.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat