spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
03:30
HomeRajoniShqipëriaIvanka Trump dhe Jared Kushner në Shqipëri: vizitojnë Vlorën për investimet e...

Ivanka Trump dhe Jared Kushner në Shqipëri: vizitojnë Vlorën për investimet e planifikuara

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe dhëndri i tij kanë vizituar përsëri Shqipërinë.

Klan News raporton se mëngjesin e kësaj të mërkure, 21 janar, Ivanka Tramp ka mbërritur në Vlorë, e shoqëruar nga forca të shumta policie.

- Advertisement -

Po ashtu, i shoqëruar nga forca të shumta policie ishte dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner i cili ka mbërritur në vendin tonë rreth orës 10:00 dhe aktualisht ndodhet në një nga hotelet në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

Sjellim ndërmend se kjo nuk është hera e parë që Trump dhe Kushner vizitojnë Shqipërinë. Madje verën që lamë pas ata erdhën për të kaluar pushimet në Jug.

- Advertisement -

Vajza e Donald Trump, Ivanka, nuk e ka fshehur interesin e saj për Shqipërinë. Në dhjetor ajo postoi një Story në Instagram duke treguar se i ishte futur studimeve për vendin tonë.

Trump ishte duke lexuar tre libra: “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” të Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” të Miranda Vickers, si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë.

Ndërkohë bashkëshorti i saj Kushner, ka një projekt të turizmit luksoz për të zhvilluar ishullin e Sazanit.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat