spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
04:22
HomeBotaIzraeli dhe Irani përshkallëzojnë konfliktin

Izraeli dhe Irani përshkallëzojnë konfliktin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mediat iraniane, duke cituar ministrinë e shëndetësisë, thonë se 128 iranianë janë vrarë në sulmet izraelite deri në mesditën e djeshme, me rreth 900 të plagosur .

Disa organizata dhe media iraniane kanë publikuar shifrat e tyre.

- Advertisement -

Televizioni shtetëror iranian raportoi dje se 60 persona , përfshirë 20 fëmijë, u vranë në një sulm izraelit ndaj një ndërtese në Teheran.

Guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor tha se 31 persona kanë vdekur atje, përfshirë 30 ushtarakë dhe një anëtar të Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane.

- Advertisement -

Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane tha se dy persona u vranë në një sulm ndaj një ambulance në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor.

I dërguari i Iranit në OKB tha dy ditë më parë se sulmet izraelite kishin vrarë 78 persona dhe kishin plagosur më shumë se 320 të tjerë në atë kohë.

Zëdhënësja e qeverisë së Iranit, Fatemeh Mohajerani, tha se të paktën 30 gra dhe fëmijë janë vrarë gjatë tre ditëve të fundit, por ajo nuk dha një numër të përgjithshëm të vdekjeve.

Personeli i lartë ushtarak thotë se të paktën 18 anëtarë të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) kanë vdekur në sulme të ndryshme, përfshirë komandantin e Forcës Hapësinore të IRGC të premten.

Nga ana tjetër, presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i ka bërë thirrje Irakut që ta ndalojë Izraelin të përdorë hapësirën e tij ajrore për të nisur sulme ndaj Iranit, sipas një deklarate nga presidenca iraniane.

Ai kërkoi homologut të tij irakian të “ushtrojë vigjilencë më të madhe… në mënyrë që territori irakian të mos keqpërdoret kundër Republikës Islamike të Iranit”

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftojnë se forcat e tyre ajrore kanë sulmuar një aeroplan iranian që po furnizohej me karburant në aeroportin e Mashhadit në Iranin lindor.

Në një postim në X, e quan këtë “sulmin më të largët që nga fillimi i operacionit”.

Përpara sulmeve të fundit iraniane, presidenti i vendit Masud Pezeshkian paralajmëroi se nëse sulmet izraelite vazhdojnë, Izraeli duhet të presë një përgjigje “më të ashpër dhe më të rëndë”.

Ai tha se Irani nuk e filloi konfliktin, por u përgjigj me “vendosmëri”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat