Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Izraeli ka liruar dhjetëra palestinezë nga Gaza.
Të burgosurit kanë rrëfyes abuzimet e torturat e shumta që i kanë përjetuar në burgje.
Në anën tjetër, ushtria e këtij vendi raportohet të ketë vrarë 17 palestinezë nëpërmjet sulmeve ajrore.
Burimet raportuan për Al Jazeera se 45 palestinezë u vranë dje, përfshirë 35 në një bombardim të një shtëpie në rrugën Bagdad në lagjen Shujayea, në lindje të qytetit të Gazës.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se sulmet izraelite kanë vrarë 1,523 njerëz dhe 3,834 janë plagosur në territor që kur Izraeli theu armëpushimin me Hamasin më 18 mars 2025.
Kjo e fundit ka bërë thirrje për ndihma në medikamente pasi gjendja është alarmante.



