spot_img
E martë, 10 Mars, 2026
07:29
HomeBotaIzraeli rrit sulmet, shumë palestinez të vrarë në zonat humanitare

Izraeli rrit sulmet, shumë palestinez të vrarë në zonat humanitare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Izraeli pamëshirshëm ka nisur një fushatë të madhe sulmesh ndaj palestinezëve.

Shumica e sulmeve sipas mediave ndërkombëtare, po ndodhin në zonat humanitare, derisa të enjten, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 60.

- Advertisement -

Organizatat kryesore ndërkombëtare kanë reaguar ashpër duke dënuar sulmet izraelite e duke paralajmëruar krizë humanitare.

Philippe Lazzarini, kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë, tha se sulmi vdekjeprurës i Izraelit në kampin jugor të Gazës, al-Mawasi, është një sinjal tjetër për t’i dhënë fund luftës.

- Advertisement -

Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe bëri presion për qasje të menjëhershme humanitare në Gaza mes raporteve për vdekje të të porsalindurve dhe foshnjave me hipoterminë.

“Pa akses të sigurt – fëmijët do të ngrijnë deri në vdekje. Pa akses të sigurt – familjet do të vdesin nga uria. Pa akses të sigurt – punëtorët humanitarë nuk mund të shpëtojnë jetë”.

Ndërkohë, raportohet për shpërthim të përleshjeve mes forcave izraelite dhe palestinezëve në qytetin Beit Furik, në lindje të Nablusit, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Dëshmitarët i thanë Al Jazeera-s se ushtria izraelite bastisi zonën dhe hodhi gaz lotsjellës gjatë konfrontimeve.

Forcat izraelite kishin lëshuar urdhra evakuimi të detyruar për familjet palestineze në zonën Khirbet Tana, afër Beit Furik, sipas Rrjetit të News Quds.

Një palestinez është vrarë dhe disa janë plagosur pasi Izraeli bombardoi rrugën al-Mansoura në lagjen Shujayea në lindje të qytetit të Gazës, kanë raportuar korrespondentët e Al Jazeera.

Tre persona u vranë gjithashtu në një sulm ajror në qytetin al-Zawaida, në Rripin qendror të Gazës.

 

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat