Ushtria Izraelite ka vazhduar edhe këtë të martë sulmet në Gaza.
Deri më tani raportohet për 25 palestinez të vrarë, kurse numri i të lënduarve nuk dihet.
Vetëm në një sulm të ndodhur në Khan Younis të Gazës jugore kanë humbur jetën 11 persona nga djegia e shtëpisë.
Shtatë anëtarë të një familjeje u vranë gjithashtu nga një sulm ajror në shtëpinë ku ata ishin strehuar në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës.
Pesë persona – një burrë, gruaja e tij dhe tre nga fëmijët e tyre – u vranë në një tendë në kampin e refugjatëve Jabalia të Gazës veriore.
Ndërkohë, kamionët dhe buldozerët e përdorur për të hequr rrënojat u shkatërruan ndërsa sulmet ajrore izraelite goditën garazhin e komunës Jabalia.
Shumë familje mbeten të bllokuara në veri të Rafahut pasi ushtria izraelite ka penguar automjetet e Kryqit të Kuq të arrijnë në zona për të ndihmuar në evakuimin e familjeve.



