spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
08:40
HomeBotaIzraeli vret 100 palestinezë në Gaza, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë

Izraeli vret 100 palestinezë në Gaza, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nga sulmet e ushtrisë izraelite janë vrarë të paktën 100 persona në Gaza, përfshirë 58 në qytetin e Gazës.

Pjesa më e madhe e tyre raportohet se kanë qenë gra dhe fëmijë.

- Advertisement -

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) raporton se vrasja e vazhdueshme e civilëve dhe bllokimi i ndihmës nga Izraeli vazhdon të “çhumanizojë” palestinezët në Gaza.

“Kjo krizë ka nevojë për një veprim politik. Unë besoj se kjo duhet të fillojë me llogaridhënie”, tha Jonathan Whittall, shef i zyrës për organizatën në territorin e pushtuar.

- Advertisement -

“Ajo që po ndodh në Gaza nuk do të qëndrojë në Gaza. Ne nuk mund të lejojmë që rendi i bazuar në rregulla të zëvendësohet nga një grup rregullash për disa dhe një grup tjetër rregullash për të tjerët”.

Nga ana tjetër reagime kanë ardhur nga Katari, i cili konsideron se sulmet e fundit izraelite në të gjithë Sirinë që vranë dhe plagosën dhjetëra gjatë natës është “një sulm flagrant ndaj sovranitetit dhe unitetit të Sirisë dhe një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime urgjente për të detyruar Izraelin të respektojë angazhimet e tij ndërkombëtare dhe të “ndalojë agresionet e tij të përsëritura në territorin sirian”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Katarit.

Ushtria izraelite tha se “goditi kapacitetet ushtarake që mbetën në bazat siriane të Hamës dhe T4, së bashku me objektet shtesë të infrastrukturës ushtarake të mbetura në zonën e Damaskut”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat