spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
01:13
HomeBotaIzraelitët festojnë marrëveshjen, qeveria në Tel Aviv rrezikon të bie, paqartësi për...

Izraelitët festojnë marrëveshjen, qeveria në Tel Aviv rrezikon të bie, paqartësi për të ardhmen e Hamasit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv, familjet e pengjeve dhe qytetarët kanë festuar marrëveshjen e paqes në Gaza.

Qindra njerëz u panë duke mbajtur pankarta dhe duke valëvitur flamuj ndërsa ishin mbledhur në ‘Sheshin e Pengjeve’ të qytetit, përfshirë disa mesazhe falënderimi për Donald Trump.

- Advertisement -

Festimet filluan vonë mbrëmë si në Gaza ashtu edhe në Izrael kur u përhap lajmi për arritjen e marrëveshjes, me njerëz në Tel Aviv që brohorisnin duke lëvduar Trumpin dhe duke bërë thirrje që ai të merrte Çmimin Nobel për Paqen.

Brenda pak orësh pritet që të mbahet mbledhja e shumëpritur e qeverisë së drejtuar nga Netanyahu, ku do të diskutohet për marrëveshjen e paqes.

- Advertisement -

Ministri i ekstremit të djathtë i vendit, Itamar Ben-Gvir, sapo ka thënë se do të votojë për rrëzimin e qeverisë nëse Hamasi nuk “shpërbëhet”.

“Nëse qeveria e Hamasit nuk shpërbëhet, ose nëse ata na thonë vetëm se është shpërbërë, ndërsa në realitet ajo vazhdon të ekzistojë nën një maskë tjetër – Otzma Yehudit do ta shpërbëjë qeverinë”, tha ai në një deklaratë, duke iu referuar partisë së tij të ekstremit të djathtë që është në koalicion me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Ben-Gvir tha gjithashtu se do të kundërshtojë çdo marrëveshje paqeje të propozuar që rezulton në lirimin e të burgosurve që Izraeli i akuzon për vrasje.

“Unë dhe ministrat e Otzma Yehudit nuk do të jemi në gjendje të ngremë duart në favor të një marrëveshjeje që liron ata terroristë vrasës dhe ne do ta kundërshtojmë atë në qeveri”, shtoi ai.

Paqartësi ka edhe tek Hamasi.
Një zyrtar i lartë i Hamasit ka folur në Egjipt këtë mbrëmje.

Osama Hamdan, zyrtar i lartë i Hamasit, tha se “asnjë palestinez nuk e pranon çarmatosjen” dhe se palestinezët “kanë nevojë për armë dhe rezistencë”, raporton Reuters.

Deklarata është në kundërshtim me një element kyç të planit 20-pikësh të paqes të Donald Trump për Gazën, i cili bën thirrje për çarmatimin e Hamasit.

Gjithashtu duket se bie ndesh me deklaratat e udhëheqësve të tjerë të Hamasit.

Kurse një zyrtar tjetër i lartë i Hamasit ka thënë se grupi shpall fundin e luftës sot, duke pretenduar se kjo shënon fillimin e një “armëpushimi të përhershëm”.

Khalil al Hayya, i cili i mbijetoi sulmit të Izraelit ndaj zyrtarëve të Hamasit në Katar muajin e kaluar, tha se marrëveshja përfshin hapjen e pikës së kalimit Rafah në të dyja drejtimet.

Ai shtoi se marrëveshja do të çojë në lirimin e të gjitha grave dhe fëmijëve palestinezë të burgosur dhe tha se Hamasi mori garanci nga ndërmjetësuesit dhe administrata amerikane që konfirmojnë se lufta ka mbaruar plotësisht.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat