spot_img
E shtunë, 18 Prill, 2026
11:07
HomeKulturëJackie Chan në regjinë e operës “Turandot”, në kast edhe Ermonela Jaho

Jackie Chan në regjinë e operës “Turandot”, në kast edhe Ermonela Jaho

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Jackie Chan do të drejtojë operën e tij të parë në festivalin e Puccini-t.

Aktori i famshëm dhe interpretuesi i arteve marciale do të jetë regjisori i një prodhim të ri të “Turandot”, i cili do të hapë festivalin e 72-të këtë verë.

- Advertisement -

Chan, i mirënjohur për rolet e tij në serialin “Rush Hour” ka bërë të ditur se versioni i tij i “Turandot” do të bashkojë artet marciale drejtpërdrejt në strukturën e operës, duke transformuar lëvizjen në rrëfim.

Opera pritet të ketë premierën më 17 korrik dhe do të interpretohet nga disa prej zërave më të vlerësuar të operistikës botërore, përfshirë edhe sopranon shqiptare, Ermonela Jaho, e cila do të interpretojë krahas yjeve si Anna Pirozzi, Andrea Vittorio De Campo, Roberto Alagna dhe Aleksandra Kurzak.

- Advertisement -

Jackie Chan nuk është aktori i vetëm i Hollivudit që tenton të bëjë regjinë e një opere. Me herët këtë gjë e kanë bërë dhe aktorë të tillë si Ralph Fiennes dhe Christoph Waltz. Zakonisht publiku i dhënë pas operës këto lëvizje i pret me skepticizëm.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat