spot_img
E hënë, 20 Tetor, 2025
19:33
HomeKosovaJakaj: Kushtetuesja mund të pezullojë dekretin e Presidentes për mandatarin

Jakaj: Kushtetuesja mund të pezullojë dekretin e Presidentes për mandatarin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, tha se nëse Gjykata Kushtetuese vendos që kërkesa e Listës Serbe të merret parasysh dhe zgjedhja e nënkryetari të Kuvendit nga komuniteti serb të kthehet në pikën zero, po ashtu pezullohet edhe dekreti i presidentes e cila e ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë.

Sipas tij, kjo do të ndodhte vetëm nëse Kushtetuesja vlerëson se zgjedhja e Nenad Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk është kushtetuese.

- Advertisement -

“Nëse do të ketë një masë të përkohshme ndaj vendimit të Kuvendit për votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb Nenad Rashiq, atëherë do të kemi pezullim të dekretit të presidentes Osmani për mandatarin e Qeverisë Kurti 3. Kjo pezullohet deri në një vendim meritor të Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj procedura kthehet në pikën zëro duke e mandatuar sërish Kurtin për kryeministër. Pra, vetëm në rastin kur konsiderohet që zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit ka qenë jo kushtetuese”, tha Jakaj për RTV21.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat