HomeKulturë“Jam Mysliman!” - Ben Blushi rikthehet me një roman që sfidon e...

“Jam Mysliman!” – Ben Blushi rikthehet me një roman që sfidon e provokon lexuesin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ben Blushi ka bërë të ditur emrin e romanit të tij të ri, “Jam Mysliman”.

Në një postim në rrjetet sociale Blushi shprehet se është i vetëdijshëm që ky titull do të ngjallë habi.

- Advertisement -

Por shkrimtari sqaron se nuk është historia e tij personale ajo që trajtohet në roman, por ajo e një personazhi shkrimtar i cili pas shumë problematikave dhe situatave të vështira zgjedh të bëhet pjesë e këtij besimi. Dhe çdo gjë ndodh pas një vizite në Mekë.

Postimi i plotë i shkrimtarit:

- Advertisement -

JAM MYSLIMAN

E di që shumë njerëz do habiten me titullin e romanit tim të ri po nuk është kjo arsyeja pse e kam shkruar.

Unë jam një ateist dhe fjalia Jam Mysliman duket sikur nuk shkon në gojën time.

E megjithatë unë mendoj se shkon.

Nuk ka asnjë fjali që një shkrimtar nuk mund ta thotë me gojën e përsonazheve të vet.

Romani përshkruan historinë e një shkrimtari i cili pas shumë peripecive vendos të bëhet mysliman.

Pikëpamjet e tij për Islamin ndryshojnë gradualisht për shkak të disa luhatjeve në jetën e tij private dhe sidomos gjatë një vizite në Mekë ku ai mrekullohet.

Në fund, pas një incidenti me një grup fanatikësh, shkrimtari shpall në facebook vendimin e tij me shënimin : Jam Mysliman.

Kjo fjali i ka dhënë dhe titullin librit.

Shpresoj shumë që romani të lexohet siç është, pra si letërsi dhe asgjë tjetër.

Jam Mysliman do promovohet të hënën pasdite dhe duke nisur nga e marta do jetë në çdo librari si dhe në Panairin e Librit.

Ben Blushi paralajmëron romanin e ri, titulli mbetet ende mister

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat