spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:41
HomeKosovaDrejtësiaJames Rubin: Ja si rrjedhën negociatat me UÇK-në

James Rubin: Ja si rrjedhën negociatat me UÇK-në

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, James Rubin, dëshmoi në Gjykatën Speciale në Hagë se si ai, dhe Sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright negocionin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Rambuje, për të bindur Hashim Thaçin që ta nënshkruante marrëveshjen.

Rubin tha se Thaçi nuk kishte autoritet të plotë për të diktuar rregulla dhe kushte brenda UÇK-së dhe se detyrohej të konsultohej me persona të tjerë për miratimin e vendimeve.

- Advertisement -

Ai tha se Thaçi ishte pragmatik, por brenda të tijëve kishte më ekstremistë.

“Ne e bindëm delegacionin shqiptar të Kosovës që pavarësinë do ta kishin, por fillimisht shpëtojeni popullin”, tha Rubin.

- Advertisement -

Ai përmendi se kur shumica vendosi ta përqafonte mbështetjen e NATO-s dhe Perëndimit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat