spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:41
HomeKosovaDrejtësiaJames Rubin thotë se Albright i kërkoi Thaçit të tregonte tolerancë

James Rubin thotë se Albright i kërkoi Thaçit të tregonte tolerancë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara, Rubin u pyet nga avokati i Thaçit nëse i kujtohej që ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, i kishte thënë Thaçit se do të mbante përgjegjësi penale për krimet që mund të kryheshin në Kosovë, pas hyrjes së KFOR-it.

“Jo, nuk më kujtohet”, u përgjigj Rubin.

- Advertisement -

Ai sqaroi se Albright e kuptonte rëndësinë e hetimit të krimeve, por qëllimi i saj ishte të ndëshkoheshin individët përgjegjës për dhunën dhe të mos lejohej fajësimi kolektiv.

Sipas Rubinit, Albright i kishte kërkuar Thaçit të tregonte tolerancë dhe të bënte çmos që edhe populli i tij të ishte tolerant, ndërsa drejtësia do të kujdesej për përgjegjësinë individuale të atyre që kryen dhunë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat