Futbollisti Adnan Januzaj është vendosur në mesin e shtatë lojtarëve që diplomuan në akademinë e njohur të Manchester United, por që pas largimit nga aty dështuan.
Januzaj qe ka shtetësinë bege bëri mbi njëqind paraqitje gjatë pesë sezoneve në Real Sociedad, shkruan Storm.
Ai pati momentet e mira në vendin bask dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi finalen historike të Copa del Rey 2020 kundër rivalëve vendas Athletic Club, ndonëse qëndroi gjithë kohën në stol.
Megjithatë, karriera e Januzajt pas largimit nga United na vë në dilemë se: A e kemi ëndërruar që ai të dukej jashtëzakonisht emocionues në paraqitjet e tij të reja në Old Trafford? Apo ishte media e dëshpëruar për të gjetur një thërrime pozitiviteti në epokën jetëshkurtër të David Moyes?

Në listë e të dështuarve janë edhe Jesse Lingard, Willy Kambwala, Brandon Williams, Timothy Fosu-Mensah, Cameron Borthwick-Jackson dhe Scott Wootton.



