spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
03:35
HomeKosovaDrejtësia“Januzi dhe të tjerët”, Specialja njofton se të dënuarit kanë kryer zhdëmtimin...

“Januzi dhe të tjerët”, Specialja njofton se të dënuarit kanë kryer zhdëmtimin e viktimës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Speciale ka njoftuar se pas vendimit të Trupit Gjykues në çështjen “Januzi dhe të tjerët”, Viktimës 1 i është paguar zhdëmtimi në vlerë prej 500 euro brenda afatit të caktuar kohor.

Në çështjen gjyqësore ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës është mataruar marrëveshja për pranimin e fajësisë të arritur midis ZPS-së dhe tre të akuzuarve.

- Advertisement -

Januzi, Bahtijari dhe Shala pranuan fajësinë për akuzën për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe akuzën për frikësim gjatë procedurës penale.

“Secili prej të akuzuarve pranoi se ishte pjesë e një grupi që tentoi të nxiste një person që të mos jepte dëshmi para Dhomave të Specializuara përmes premtimit të një përfitimi. Konkretisht, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari – me udhëzim të Haxhi Shalës – kontaktuan personin në shtëpinë e tij, përkatësisht më 5 dhe 12 prill 2023”.

- Advertisement -

“Në bazë të marrëveshjeve për pranimin e fajësisë, Trupi Gjykues shqiptoi gjithashtu dënime kundër z. Shala, z. Januzi dhe z. Bahtijari si vijon: Haxhi Shala u dënua me 3 vjet burgim; Sabit Januzi u dënua me 2 vjet burgim; Bahtijari u dënua me 2 vjet burgim”.

“Të akuzuarit u pajtuan gjithashtu që të paguajnë shumën prej gjithsej 500 euro si zhdëmtim viktimës së pranuar për pjesëmarrje në proces”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Ndërsa për akuzën e tretë, atë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, ZPS-ja e tërhoqi më 17 dhjetor 2024, në kuadër të marrëveshjes për pranimin e fajësisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat