spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:29
HomeKosovaKuvendiJashari: Dehari nuk po respekton rregullat dhe procedurat e Kuvendit

Jashari: Dehari nuk po respekton rregullat dhe procedurat e Kuvendit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Sala Jashari, që si deputetja më e re po i ndihmon Avni Deharit në kryesimin e seancave, ka reaguar pas dështimit të 14-të të seancës konstituive.

Ajo ka thënë se “është bërë e qartë” që Parlamenti nuk e dëshiron kandidaten aktuale për kryetare të kuvendit.

- Advertisement -

“Pas kaq shumë dështimesh për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, është bërë e qartë: Parlamenti nuk e dëshiron kandidaten aktuale për Kryetare të Kuvendit”, ka shkruar mes tjerash ajo.

Jashari ka thënë se Avni Dehari nuk po i respekton rregulltat dhe procedurat e Kuvendit.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Pas kaq shumë dështimesh për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, është bërë e qartë: Parlamenti nuk e dëshiron kandidaten aktuale për Kryetare të Kuvendit.

Si deputete, ndjej frustrim që nuk mund të ndërhyj në një proces që po dëmton seriozitetin e institucionit.

Por, për mua është parimore të respektoj rregullat dhe procedurat e Kuvendit, si dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Fatkeqësisht, këtë standard nuk po e mban udhëheqësi aktual i seancave.

Respekti për institucionet nuk tregohet me fjalë, por me vepra!

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat