spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
14:56
HomeKosovaJashari godet: LVV po e kurdisin procesin sipas qejfit

Jashari godet: LVV po e kurdisin procesin sipas qejfit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari, dhe njëherësh bashkëkryesuese e seancës konstituive, ka komentuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që seanca të mbahet një herë në javë, duke thënë se e njëjta tregon dëshirën dhe nevojën për të zgjatur bllokadën institucionale.

Tutje, Jashari ka thënë se propozimi i VV-së është edhe dëshmi e mungesës së vullnetit dhe aftësisë për të krijuar institucione të reja.

- Advertisement -

‘‘Ne jemi të gatshëm të jemi të pranishëm çdo ditë, në çdo moment, në Kuvendin e Kosovës, për të punuar drejt zhbllokimit të situatës’’, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Kërkesa e VV-së për ta kufizuar mbajtjen e seancave vetëm një herë në javë flet më shumë se çdo deklaratë tjetër që mund të jepet.

Kjo kërkesë tregon qartë dëshirën dhe nevojën për ta zgjatur bllokadën institucionale — një dëshmi e mungesës së vullnetit dhe aftësisë për të krijuar institucionet e reja.

Ne nuk kërkojmë seanca një herë në javë, as çdo 48 orë. Ne jemi të gatshëm të jemi të pranishëm çdo ditë, në çdo moment, në Kuvendin e Kosovës, për të punuar drejt zhbllokimit të situatës.

Kjo kërkesë e sotme është një tjetër alarm zgjimi për të gjithë. Është e qartë që VV-ja po përpiqet të kontrollojë dhe kurdisë procesin vetëm kur i konvenon asaj!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat