spot_img
E martë, 17 Shkurt, 2026
23:26
HomeSiguriaUshtriaJashari uron ushtarët e FSK-së, kërkon unitet në shërbim të atdheut

Jashari uron ushtarët e FSK-së, kërkon unitet në shërbim të atdheut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant  Bashkim Jashari, uroi të gjithë ushtarakët e FSK-së dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës duke theksuar rëndësinë e unitetit, profesionalizmit dhe përkushtimit në shërbim të atdheut.

Gjeneral Jashari në kuadër të aktiviteteve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, së bashku me udhëheqësit më të lartë shtetërorë, mori pjesë në ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Kjo ceremoni shënoi fillimin e aktiviteteve festive me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, një ditë krenarie, sakrifice dhe përkushtimi për liri dhe shtetndërtimi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat