spot_img
E premte, 27 Mars, 2026
21:06
HomeKulturëShowBizIsh banorja e ‘BBVK’ s’e fsheh më! Zbulon për herë të parë...

Ish banorja e ‘BBVK’ s’e fsheh më! Zbulon për herë të parë të dashurin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Jasmin Kadriu, emër i njohur nga formatet „Përputhen“ dhe „Big Brother VIP Kosova“, po shijon një periudhë mjaft të lumtur në jetën e saj private, duke e bërë tashmë zyrtare lidhjen e dashurisë për të gjithë publikun.

Pas muajsh të tërë misteri, ku identiteti i personit që i kishte rrëmbyer zemrën mbeti i fshehur, Jasmina ka vendosur t’i japë fund spekulimeve. Përmes një fotografie të publikuar në „InstaStory“, ajo ka prezantuar për herë të parë portretin e partnerit të saj, me të cilin pak javë më parë festoi përvjetorin e parë të lidhjes.

- Advertisement -

Kujtojmë se në atë ditë speciale, ish-banorja u surprizua me një dhuratë luksoze, një makinë të tipit „Range Rover“, e cila bëri xhiron e rrjeteve sociale. Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen më të madhe në foton e fundit, përveç partnerit, është fiziku i Jasminës.

 Ndjekësit e shumtë kanë ngritur menjëherë pikëpyetje nëse bukuroshja është në pritje të ëmbël, nisur nga format e saj në imazhin e përbashkët.

- Advertisement -

Me këtë postim, ajo ka zgjedhur të jetë plotësisht e hapur me fansat, duke e kaluar marrëdhënien e saj në një kapitull të ri publik.

Deri më tani, Jasmina nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar lidhur me lajmet për shtatzëninë, duke lënë gjithçka në dorë të kohës për t’u zbuluar nga vetë ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat