spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
11:15
HomeKosovaJava nis me acar, temperaturat zbresin deri në -12°C

Java nis me acar, temperaturat zbresin deri në -12°C

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Java që sapo ka nisur do të karakterizohet nga temperatura shumë të ulëta në të gjithë territorin e Kosovës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pas reshjeve intensive që shënuan shifra rekorde ditëve të fundit, kushtet atmosferike janë stabilizuar, por vendi është përfshirë nga masa të ftohta ajrore.

- Advertisement -

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale në orët e mëngjesit do të zbresin deri në -12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë deri në 7 gradë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi dhe juglindja, ndërsa mëngjeset do të shoqërohen me ngrica dhe në disa zona edhe me mjegull.

IHMK-ja ka apeluar për kujdes të shtuar, veçanërisht për drejtuesit e automjeteve, për shkak të rrugëve të rrëshqitshme dhe dukshmërisë së reduktuar.

- Advertisement -

Parashikimi:

E hënë: Mot kryesisht i vranët me intervale dielli. Temperaturat minimale nga -11 deri në -8°C, ndërsa maksimalet nga -5 deri në -1°C.

E martë: Mot i vranët, me temperatura minimale nga -12 deri në -7°C dhe maksimale nga -2 deri në 2°C.

E mërkurë: Mot kryesisht i vranët me kthjellime të herëpashershme. Temperaturat minimale nga -5 deri në -2°C, maksimalet nga 1 deri në 5°C.

E enjte: Mot i vranët me intervale dielli. Temperaturat minimale nga -5 deri në -1°C, maksimalet nga 3 deri në 7°C.

E premte: Mot i ngjashëm, kryesisht i vranët me intervale dielli. Temperaturat minimale deri në -5°C, ndërsa maksimalet rreth 7°C.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat