spot_img
E hënë, 3 Nëntor, 2025
22:42
HomeKulturëJavë e pasur kulturore spanjolle në Shqipëri: Letërsi, film, muzikë dhe kulinari

Javë e pasur kulturore spanjolle në Shqipëri: Letërsi, film, muzikë dhe kulinari

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prej sot e deri më 7 nëntor, në Tiranë dhe Gjirokastër, do të zhvillohen aktivitetet e Javës së Kulturës Spanjolle.

Kjo javë do të sjellë aktivitete të shumëllojshme me prezantime librash, filmash, vallesh tradicionale e kulinarie spalloje.

- Advertisement -

Aktivitetet nisin sot, me dy evente: promovimin e librit “Anatomia e një çasti” i Javier Cercas, përkthyer nga Bashkim Shehu si dhe performancën e flamenkos nga ballerina Lucia La Bronce, në Katedralen Ortodokse.

Gjatë kësaj jave, një vend i rëndësishëm i është lënë kinematografisë spanjolle, filmat e përzgjedhur të së cilës do të shfaqen në datat 4, 5 dhe 6 nëntor në Qendrën e Artit “Agimi”.

- Advertisement -

Më 5 nëntor, kantina spanjolle “Emilio Moro” do të zhvillojë një degustim verërash në restoranit “Kope” në Tiranë, udhëhequr nga Teresa Aumesquet, drejtoreshë komerciale për Evropën, ku pjesëmarrësit do të eksplorojnë shijet dhe karakteristikat unike të verërave, nën udhëheqjen e ekspertëve të fushës.

Më 6 nëntor, restoranti “Gjeli i Pazarit” do të presë “Vamos de Tapeo”, një mbrëmje gastronomike kushtuar tapas-ve tradicionale spanjolle, të shoqëruara me birrë dhe sangria, një aktivitet ku pjesëmarrja kërkon rezervim paraprak.

Java e Kulturës Spanjolle do të mbyllet më 7 nëntor, në Qendrën “UNED” në Gjirokastër, me koncertin e kitaristit Denis Bizhga, themelues dhe drejtor artistik i “Albania International Guitar Festival”, i cili do të përcjellë pasionin, lirizmin dhe elegancën e kitarës klasike që do të lidhin publikun me traditën dhe emocionet e Spanjës. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat