spot_img
E premte, 13 Shkurt, 2026
01:25
HomeLajmeJehona Lushaku-Sadriu Kryetare e Grupit Parlamentar të LDK

Jehona Lushaku-Sadriu Kryetare e Grupit Parlamentar të LDK

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tani shefe e Grupit Parlamentar të LDK-së, do të jetë Jehona Lushaku-Sadriu. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ku ka shprehur bindjen se ajo do ta përfaqësoj LDK-në me dinjitet.

“Kam propozuar, profesoreshën Jehona Lushaku Sadriun për Kryetare të Grupit Parlamentar të LDK-së në legjislaturën e dhjetë. Jehona është një deputete me integritet, me përgatitje akademike dhe përvojë politike, por mbi të gjitha një bashkëpunëtore e afërt, e ndershme dhe e përkushtuar me gjithë qenjen njerëzore në demokracinë parlamentare, në shtetin ligjor dhe në orientimin euroatlantik të Kosovës – vlera që janë themel i LDK-së. Jam i bindur se në këtë përgjegjësi të re do ta udhëheqë Grupin Parlamentar me përkushtim, korrektësi politike dhe respekt për njerëzit me të cilët punon. Mbi të gjitha, do ta përfaqësojë Lidhjen Demokratike të Kosovës me dinjitet dhe do ta bëjë krenar çdo mbështetës tonin, ashtu si edhe vetë qytetarët e Kosovës, për përfaqësimin parlamentar të LDK-së. Të priftë e mbara, Jehona!”, ka shkruar ai

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat