spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:11
HomeKulturëJeronim De Rada, ideologu i Rilindjes Kombëtare

Jeronim De Rada, ideologu i Rilindjes Kombëtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 28 shkurt të vitit 1903, ndërroi jetë ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada.

Përfaqësuesi i shquar i drejtimit letrar të romantizmit, lindi më 1814-n në fshatin e vogël dhe piktoresk të Makisë, në Kalabri. U edukua në kolegjin arbëresh të Shën Adrianit, ku mori trajtë botëkuptimi i tij mbi atdhedashurinë, shtetformimin, rendin shoqëror e politik.

- Advertisement -

Në vitet 1847-1848, De Rada botoi “Rrëfimet e Arbrit”, që përmblidhte katër novela në vargje, ku ideja patriotike shprehej me lirizëm të theksuar. Në drejtimin e kësaj figure qendrore të periudhës së Rilindjes, u botua në Napoli gazeta e parë në historinë e shtypit shqiptar, “L’albanese d’Italia”.

Duke nisur prej vitit 1860, Jeronim De Rada botoi një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike, siç janë: “Parimet e estetikës” (1861), “Lashtësia e kombit shqiptar” (1864), “Rapsodi të një poeme arbëreshe” (1866) etj, ku përkrahte fuqimisht çështjen kombëtare. Në vitet 1890-të, De Rada përfundoi poemat “Skënderbeu i pafat” dhe “Gjon Huniadi”.

- Advertisement -

Organizoi dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), si edhe mori pjesë në Kongresin XII-të të orientalistëve në Romë. Si rezultat i përpjekjeve të tij të shprehura në këto dy kongrese, u çel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat