spot_img
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
23:51
HomeKulturëJeronim De Rada, përfaqësuesi i romantizmit dhe ideologu i Rilindjes Kombëtare

Jeronim De Rada, përfaqësuesi i romantizmit dhe ideologu i Rilindjes Kombëtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 28 shkurt të vitit 1903 ndërroi jetë ideologu i Rilindjes Kombëtare, Jeronim De Rada.

Ai ishte gjithashtu përfaqësuesi i romantizmit shqiptar dhe atij evropian.

- Advertisement -

Jeronim De Rada lindi në vitin 1814 në Maki të Kozencës, jo larg nga Shën Mitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh të Shën Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, si dhe u njoh me idetë e Revolucionit Francez.

Pasi kreu kolegjin e San Benedeto Ullano-s, studioi për drejtësi në Universitetin e Napolit. Në vitin 1836, kur ishte 22 vjeç, botoi “Milosaon”, librin e tij të parë. Milosao është një përrallë historike me vjersha në gjuhën shqipe. Jeronim De Rada e arriti kulmin e krijimtarisë së tij në vitin 1866, kur botoi në Firence “Këngët e Milosaos”. Ky libër përmban rapsoditë më të bukura shqiptare, të cilat autori i kishte mbledhur në kolonitë shqiptare të Kalabrisë dhe të Napolit. Këto këngë i patën sjellë me vete të shpërngulurit (arbëreshët) dhe u transmetuan gojë më gojë, nga brezi në brez, për katër shekuj.

- Advertisement -

Më 1840 botoi poemën “Serafina Topia”, e cila më tepër se një himn dashurie është një himn për bashkimin e shqiptarëve. Gjatë viteve 1847-1848 botoi “Rrëfimet e Arbrit”, e cila përbëhet nga katër novela romantike.

Më 1861 botoi “Parimet e estetikës”, më 1864 “Lashtësia e kombit shqiptar” dhe më 1866 “Rapsodi e një poeme arbëreshe”. Veprën e fundit Jeronim De Rada e shkroi në vitin 1900 në moshën 86 vjeçare.

Jeronim De Rada u martua më 1850 me arbëreshen Madalena Melkji, me të cilën pati katër djem. Fatkeqësitë familjare, vdekja e gruas dhe e djemve nuk e mposhtën atë, por dhimbjen e ktheu në forcë duke vazhduar veprimtarinë krijuese. Në këtë kohë shkroi poemën “Skënderbeu i pafat”. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat