-
Zulfaj thekson se Osmani nuk është anëtare e LVV-së dhe asnjë figurë brenda partisë nuk ka mbajtur dy pozitat më të larta (Kryeparlamentar e President) siç i mbajti ajo me ndihmën e tyre.
-
Ai kujton se në zgjedhjet e fundit të dhjetorit 2025, LVV fitoi rezultat rekord edhe pa Osmanin, duke legjitimuar Glauk Konjufcën si kandidatin me mbështetjen më të madhe popullore.
- Advertisement - -
Sipas ish-këshilltarit, postet e larta shtetërore i takojnë koalicionit fitues dhe zërat për “pushtet absolut” janë vetëm përpjekje për ta shtyrë opozitën në gabime.
-
Zulfaj argumenton se mospjesëmarrja e deputetëve në votimin për President përbën shkelje të Kushtetutës dhe nuk duhet ta dërgojë vendin automatikisht në zgjedhje të reja.



