spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:43
HomeKosovaDrejtësiaJohn Stewart Duncan, britaniku që punoi në NATO, nis dëshminë në Hagë

John Stewart Duncan, britaniku që punoi në NATO, nis dëshminë në Hagë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PLOTËSUAR / Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja, dëshmoi para trupit gjykues se shqiptarët e Kosovës ishin pjesë e një sistemi aparteidi gjatë kohës së Millosheviçit dhe kjo solli spastrimin etnik.

“Ata kanë qenë të përjashtuar nga pjesëmarrja në qeverisje, në shërbime publike, dhe kjo solli spastrimin etnik që e kemi parë të gjithë,” tha ai.

- Advertisement -

Ai tha para trupit gjykues se këshillat që ai i jepte gjeneralit amerikan Clark, burimet i kishte të larmishme. “Informoja gjeneralin Clark në mëngjes. Zgjohesha, kam hyrë në internet për të parë zhvillimet e fundit se çfarë po ndodhte në Kosovë, dëgjoja lajmet e 24 orëve të fundit, në veturë dëgjoja edhe BBC-në, lexoja të gjitha shërbimet. Përmes videolidhjeve informonim komandantët në terren”, thotë ai për punën që bënte gjatë kohës së luftës në Kosovë. Duncan thotë se përpiqej të krijonte një panoramë se çfarë kishte ndodhur çdo 24 orë në Kosovë.

Në Speciale, nis dëshminë ish-diplomati britanik

- Advertisement -

Sot në sallën e gjyqit në Gjykatën Speciale në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ka nisur dëshminë, dëshmitari i tretë me radhë, ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja.

Duncan ka qenë për tre vjet këshilltar i Komandantit të Forcave të NATO-s, Wesley Clark, gjatë viteve 1998–2001. Ka shërbyer gjithashtu në misione të tjera diplomatike, si në Sudan dhe Francë. Ai vjen në Hagë pas dëshmisë së ish-ndihmësit të Sekretarit të Shtetit dhe zëdhënësit të Madeleine Albright, James Rubin, si dhe Paul Williams, ish-këshilltar i Kosovës në Rambuje.

Në Speciale dëshmon sot dëshmitari i tretë i mbrojtjes

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (Specialja) në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ku do vazhdojë paraqitja e provave të mbrojtjes me thirrjen e dëshmitarëve në këtë rast të gjykimit.

Seancat në gjykim janë caktuar për të hënën, martën dhe të mërkurën.

Ndryshe javën e kaluar mbrojtja e Hashim Thaçit filloi paraqitjen e provave të saj me thirrjen e dëshmitarëve në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të hënën, më 15 shtator, filloi dhënien e dëshmisë Xhejms Rubin, dëshmitari i parë i thirrur nga Mbrojtja. Z. Rubin vazhdoi dëshminë të martën dhe të mërkurën, kur iu bënë pyetje nga Mbrojta dhe nga Prokuroria. Gjykatësit e Trupit Gjykues gjithashtu i bënë pyetje dëshmitarit.

Sipas përmbledhjes së Mbrojtjes të lexuar në gjykatë, dëshmitari James Rubin  ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Publike dhe Zëdhënës Kryesor nga viti 1997 deri në vitin 2000. Përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara ishin të pranishëm në sallën e gjyqit për të shoqëruar dëshmitarin.

Po ashtu, javën e kaluar edhe, dëshmitari i dytë, Pawl Uilliams dëshmoi para trupit gjykues. Williams, i prezantuar nga Mbrojtja si këshilltar ligjor pro bono për delegacionin e Kosovës në Konferencën e Rambujesë në shkurt dhe mars 1999.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat