spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
23:59
HomeSportJuventus ‘hakmerret’ ndaj Milanit

Juventus ‘hakmerret’ ndaj Milanit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Juventus i ka dhënë një tjetër goditje shpresave të Milanit për kualifikimin në zonën e Ligës së Kampioneve, teksa ka mundur me shifrat 2-0 kuqezinjtë vetëm pak ditë pasi këta të fundit e kishin mposhtur në Superkupë.

Në një ndeshje spektakolare në Toirino, dy skuadrat kanë zhvilluar një pjesë të parë argëtuese dhe të barabartë, duke krijuar raste në të dy portat.

- Advertisement -

Por në pjesën e dytë, ishte Juventusi që u fut me një ritëm tjetër dhe sulmoi menjëherë në kërkim të golit, duke gjetur avantazhin edhe me pak fat pasi gjuajtja e Mbangula u devijua nga Emerson Rojal duke kaluar Menja.

Vetëm 5 minuta më vonë, një kundërsulm i rrufeshëm i Ueah vulosi shifrat 2-0 të cilat rezistuan deri në fund të sfidës.

- Advertisement -

Kështu, Juvenbtusi i jep fund serisë së 3 barazimeve radhazi në kampionat, ndërsa Milani regjistron një tjetër humbje që e mban larg zonës së Ligës së Kampioneve.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat