Në Gjakovë ka vdekur kandidati për kryetar të komunës, Nikollë Perkaj.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët dhe të afërmit e tij përmes rrjeteve sociale.
- Advertisement -
Perkaj ishte kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe njëkohësisht kandidat për kryetar të Gjakovës në zgjedhjet e 12 tetorit. Ai më herët kishte kandiduar edhe për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, raporton Klan Kosova.